Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Israel hat keine Zuschauerunterstützung für Kosovo

Israel

Foto: Associated Press

Rreth 100 bileta janë blerë për ndeshjen kundër Kosovës nga tifozë të Izraelit. Kështu ka njoftuar mediumi izraelit “One” të mërkurën.

Izraeli është organizator i ndeshjes që luhet të enjten në Debrecen të Hungarisë dhe nis nga ora 20:45.

“Debreceni është mësuar të presë Izraelin në një kohë kur nuk mund të luajë si vendës, por këtë herë shifrat janë veçanërisht të ulëta. Aktualisht, vetëm rreth 100 tifozë kanë blerë bileta për ndeshjen, kështu që skuadra pritet të marrë shumë pak mbështetje izraelite nga tribunat në një ndeshje ku duhet të fitojë. Federata është e vetëdijshme se situata që ka lindur është një kombinim i periudhës së gjatë jashtë Izraelit dhe rënies së entuziazmit pas rezultateve të fundit. Për tifozët izraelitë ardhja në një ndeshje ‘në shtëpi’ është shndërruar në një udhëtim jashtë vendit, dhe kur kjo kombinohet me dy humbje radhazi, dëshira për të marrë pjesë natyrshëm zvogëlohet edhe më shumë”, shkruan mediumi izraelit.

Izraeli është i fundit pa pikë në Grupin B3. Kosova e dyta me tri pikë.