Përfaqësuesja e Italisë ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të Grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Italia u mposht të premten mbrëma në shtëpi nga Belgjika me rezultatin 2:0.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Mika Godts, realizoi për 1:0 në minutën e 20-të.
Golin e dytë e shënoi Dodi Lukebakio në minutën e 69-të.
Ishte debutim me humbje për Roberto Mancinin në krye të shtabit teknik tek Italia.
Në grup me Italinë dhe Belgjikën janë edhe Franca dhe Turqia.