Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Der ehemalige Barcelona-Fußballer beendet seine Karriere

Christian Tell

Ish-lojtari i Barcelonës, Cristian Tello, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Sulmuesi spanjoll, i formuar në akademinë “La Masia”, u bë i njohur derisa luante me fanellën e Barcelonës. 

Gjatë karrierës ai luajti edhe për klube si Porto, Fiorentina, Real Betis, Al-Fateh, Al-Orobah, Los Angeles, ndërsa aventura e tij e fundit ishte te Palm City në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Tello fitoi titullin e Spanjës me Barcelonën, Kupën e Mbretit me Real Betisin dhe “MLS Cup” me Los Angeles. 

“Sot është një nga ato ditë të vështira për çdo lojtar. Është koha t’i them lamtumirë futbollit profesionist. Në jetë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do ta shijoja atë që dua, në nivelin më të lartë për 16 vjet. E konsideroj veten vërtet të privilegjuar. Një kapitull i ri fillon në jetën time”, ka thënë Tello, shkruan të hënën “Goal”.

Ish-sulmuesi i krahut me Barçën zhvilloi 86 ndeshje, derisa kontribuoi me 20 gola dhe 14 asistime.