Holanda e udhëhequr nga përzgjedhësi Xavi Hernandez ka fituar 2:1 në Beograd ndaj Serbisë dhe ka “fundosur” serbët në fundin e tabelës së Grupit A2.
Sfidën e zhvilluar të dielën mbrëma, që ishte e dyta në këtë grup, Holanda e fitoi me dy golat e realizuar nga sulmuesi Mexx Meerdink.
Merdink shënoi për 1:0 në minutën e 30-të dhe për 2:1 në minutën e 69-të.
Holanda i ka katër pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Serbia e fundit është pa pikë.