Përfaqësuesja e Holandës e ka mposhtur Serbinë me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.
Holanda me këtë fitore është ngritur në pozitën e parë me tetë pikë në Grupin A2.
Teun Koopmeiners e kaloi në epërsi Holandën në minutën e 31-të.
Mihajlo Cvetkoviq i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 35-të.
Golin e fitores 2:1 për “Tulipanët” e realizoi Joshua Zirkzee në minutën e 72-të.
Serbia mbetet në pozitën e fundit pa pikë.