Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka lënë gjurmë në ndeshjen e parë si titullar në këtë edicion te Hoffenheimi.
Asllani, i cili luajti deri në minutën e 63-të, asistoi në golin për 2:1 të shënuar nga Bambase Conte në ndeshjen e xhiros së pestë të Bundesligës ndaj Hamburgut. Ishte asistimi i parë për sulmuesin e Kosovës. Por, kjo nuk i mjaftoi Hoffenheimit, që në fund pësoi humbje 3:2, me gol të minutës së 94-t.
Titullar te Hoffenheimi ishte edhe Leon Avdullahu, i cili e kompletoi ndeshjen.
Futbollisti tjetër i Kosovës, Albian Hajdari, nuk luajti shkaku i lëndimit.