Trajneri i Amedsporit, Besnik Hasi, ka përgëzuar futbollistët e tij pas fitores së thellë ndaj Bashakshehirit.
Amedspori të dielën e mposhti Bashakshehirin në shtëpi me rezultatin 5:0.
Në fitoren e Amedsporit u dallua edhe sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi, i cili regjistroi dy asistime.
Për Amedsporin u paraqit edhe Lumbardh Dellova.
Hasi vlerësoi paraqitjen e skuadrës, duke thënë se lojtarët e tij e merituan fitoren.
“E përgëzoj ekipin tim. Ishte një fitore e jashtëzakonshme. E shënuam golin në fund të pjesës së parë dhe në pushim shkuam me epërsi 1:0. I kam paralajmëruar vazhdimisht lojtarët e mi se duhej të kërkonim golin e dytë dhe të mos tërhiqeshim prapa. Dëshira dhe angazhimi i lojtarëve ishin në nivel shumë të mirë. Futbollistët po rriten dhe po vazhdojnë të përmirësohen e të zhvillohen”, ka deklaruar Hasi.
Trajneri shqiptar ka kërkuar nga futbollistët që të mbajnë përqendrimin, pasi kampionati vetëm sa ka filluar.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, ka thënë Hasi.
Amedspori renditet në pozitën e tretë në elitën turke me dhjetë pikë.