Luis Hasa ka regjistruar një asistim për Frosinonen të mërkurën, por më pas e ka humbur penalltinë dhe skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Italisë.
Ndeshja mes Sassuolos dhe Frosinones i takoi 1/16 së finales së Kupës së Italisë. 22-vjeçari që ka një paraqitje për Shqipërinë, Hasa, ishte në qendër të vëmendjes.
Hasa në këtë verë u transferua te Frosinone nga Napoli për 2.5 milionë euro.
Hasa asistoi në golin për 1:1 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Pas 90 minutave, rezultati ishte i barabartë dhe pas ekzekutimit të penalltive, Sassuolo avancoi tutje pas fitores 4:3.
Hasa e gjuajti penalltinë e fundit dhe e humbi atë.
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq dhe sulmuesi Gabriel Kulla, ishin në bankën rezervë te Sassuolo.
Sassuolo do të ballafaqohet me Juventusin në raundin tjetër.