---
description: Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka thënë se futbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë të movituar maksimalisht për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë të enjten
title: "Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, e ëndërrojmë kualifikimin"
image: https://resources.koha.net/images/2024/December/13/575a5499-dfb5-43a9-a5d3-602547db8607.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, e ëndërrojmë kualifikimin

![Florent Hadërgjonaj](https://resources.koha.net/images/2024/December/13/575a5499-dfb5-43a9-a5d3-602547db8607.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 24 mars 2026 14:02
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 24 mars 2026 14:02
- Shpërndaje në:

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka thënë se futbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë të movituar maksimalisht për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë të enjten.

Kosova të enjten luan me Sllovakinë në Bratislavë në ndeshjen e parë të plejofit kualifikues për Botërorin 2026. Nëse fiton, në Prishtinë më 31 mars pret fituesin e duelit Turqi-Rumani.

Në një deklaratë të publikuar nga faqja e Federatës së Futbollist të Kosovës në Facebook, Hadërgjonaj ka thënë se atmosfera brenda ekipit është fantastike.

“Kjo ndeshje jo veç për mua, por për të gjithë futbollistët është historike, që ne të mund të arrijmë në finale dhe pastaj të mund të shkojmë në Botëror. Është e jashtëzakonshme. Jemi të motivuar maksimalisht dhe e kemi ndeshjen në fokus. Besoj që kemi atmosferë të mirë dhe kjo do të na ngritë më lartë”, ka thënë ai fillimisht.

Hadërgjonaj ka thënë se atmosfera ka bashkuar grupin edhe më shumë. Ai ka shtuar se kjo vërehet se si futbollistët po luftojnë për njëri-tjetrin.

[Edhe ![Hadërgjonaj për mediat turke: Ndeshja më e rëndësishme e karrierës](https://resources.koha.net/images/2026/March/28/33d1c3f8-6f22-49ab-8cd9-7c4988b8bb82.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 mar 2026 Hadërgjonaj për mediat turke: Ndeshja më e rëndësishme e karrierës](https://www.koha.net/futboll/hadergjonaj-per-mediat-turke-ndeshja-me-e-rendesishme-e-karrieres)

Kualifikimin në Botëror ai e ka cilësuar ëndërr të jashtëzakonshme.

“Për mua personalisht ka qenë një ëndërr si në Botëror a Evropian. E kemi pas shansin ndaj Maqedonisë për Evropian, tash na erdhi shansi prapë për Botëror. Është e jashtëzakonshme. E kemi merituar me lojën si ekip. Secili i ka meritat e veta. Për ne është fokusi vetëm të fitojmë gjysmëfinalen, e pastaj të shohim për finale”, ka shtuar ai.

[#Florent Hadërgjonaj](https://www.koha.net/tag/florent-hadergjonaj) [#Përfaqësuesja e Kosovës](https://www.koha.net/tag/perfaqesuesja-e-kosoves) [#Sllovakia](https://www.koha.net/tag/sllovakia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hadërgjonaj: Është e pamundur të gjej fjalët e duhura](https://resources.koha.net/images/2024/December/13/575a5499-dfb5-43a9-a5d3-602547db8607.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 mar 2026 Hadërgjonaj: Është e pamundur të gjej fjalët e duhura](https://www.koha.net/futboll/hadergjonaj-eshte-e-pamundur-te-gjej-fjalet-e-duhura)
- [![Edhe Hadërgjonaj tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/December/13/575a5499-dfb5-43a9-a5d3-602547db8607.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 sht 2026 Edhe Hadërgjonaj tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës](https://www.koha.net/futboll/edhe-hadergjonaj-terhiqet-nga-perfaqesuesja-e-kosoves)
- [![Pas sezonit më të mirë, Hadërgjonaj kërkon më shumë](https://resources.koha.net/images/2026/April/27/181ea89f-fc75-4cf7-947d-e4825904a218.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 24 kor 2026 Pas sezonit më të mirë, Hadërgjonaj kërkon më shumë](https://www.koha.net/futboll/pas-sezonit-me-te-mire-hadergjonaj-kerkon-me-shume)
- [![Futbollistet e Kosovës synojnë tjetër fitore ndaj Kroacisë](https://resources.koha.net/images/2026/June/04/c24954b2-15bc-4458-85e2-1ce49848c5ca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 qer 2026 Futbollistet e Kosovës synojnë tjetër fitore ndaj Kroacisë](https://www.koha.net/futboll/futbollistet-e-kosoves-synojne-tjeter-fitore-ndaj-kroacise)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Showbiz.]() [Johnny Depp transformohet për rolin e ri në filmin “Ebenezer”](https://www.koha.net/showbiz/johnny-depp-transformohet-per-rolin-e-ri-ne-filmin-ebenezer)

[Showbiz.]() [“The Rescue” sjell aksion, mister dhe një mision të rrezikshëm](https://www.koha.net/showbiz/the-rescue-sjell-aksion-mister-dhe-nje-mision-te-rrezikshem)

[Futboll.]() [Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë](https://www.koha.net/futboll/zvicra-nuk-gabon-ndaj-sllovenise)

[Futboll.]() [Supergol i Yamalit në fitoren e Spanjës](https://www.koha.net/futboll/supergol-i-yamalit-ne-fitoren-e-spanjes)

[Botë.]() [Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani](https://www.koha.net/bote/alarm-per-sulme-nga-ajri-edhe-ne-moldavi-e-lituani)

[Ekonomi.]() [Deri në korrik, diaspora investoi 380 milionë euro në patundshmëri](https://www.koha.net/ekonomi/deri-ne-korrik-diaspora-investoi-380-milione-euro-ne-patundshmeri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, e ëndërrojmë kualifikimin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/hadergjonaj-jemi-te-motivuar-maksimalisht-e-enderrojme-kualifikimin","datePublished":"2026-03-24T14:02:32+01:00","dateModified":"2026-07-11T07:30:07+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":271,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka thënë se futbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë të movituar maksimalisht për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë të enjten","url":"https://www.koha.net/futboll/hadergjonaj-jemi-te-motivuar-maksimalisht-e-enderrojme-kualifikimin","keywords":"Florent Hadërgjonaj, Përfaqësuesja e Kosovës, Sllovakia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/December/13/575a5499-dfb5-43a9-a5d3-602547db8607.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
