Amir Rrahmani e kaloi Napolin në epërsi 1:0 me golin e shënuar në minutën e tetë.
Por skuadra spanjolle, Villarreal shënoi më pas dy gola të shpejtë për epërsinë 2:1 të pjesës së parë.
Golin e barazimit e shënoi Georges Mikautadze në minutën e 23-të, kurse pas tre minutave spanjollët nëpërmjet Santiago Mourinos shënuan golin e epërsisë 2:1.
Skuadra tjetër italiane, Inter, e mbylli baras 1:1 pjesën e parë kundër Club Brugge.
Nicolo Tresoldi në minutën e 30-të shënoi nga penalltia për epërsinë e belgëve, kurse Lautaro Martinez në minutën e 44-t shënoi për barazimin 1:1.
Baras pa gola përfunduan pjesët e para të ndeshjes Arsenal – Lille dhe Leipzig – PSV.