Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Goli i Dalipit nuk i mjafton Vaduzit

Lutfi Dalipi

Goli i shënuar nga Lutfi Dalipi nuk i ka mjaftuar Vaduzit që të dielën pasdite u mposht në xhiron e parë të edicionit 2026/27 të Superligës së Zvicrës. 

Vaduzi pësoi disfatë në udhëtim nga Lugano me rezultatin 2:1. 

Mesfushori 20-vjeçar golin e vetëm për Vaduzin e realizoi në minutën e 71-të. 

Dalipi dhe mbrojtësi Liridon Berisha e kompletuan ndeshjen, kurse Denis Simani ishte në bankën e rezervistëve te Vaduzi. 

Ndërkohë te Lugano ndeshjen e kompletoi Uran Bislimi, kurse Ezgjan Alioski u paraqit deri në minutën e 93-të pasi që u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi.

Ähnliche Artikel