Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjini ka përfunduar pa fitues.
Gjilani dhe Dukagjini të shtunën në ndeshjen që u zhvillua në fushën me bari sintetik nën dritën e reflektorëve barazuan 2:2.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.
Blerind Morina shënoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e nëntë për ta kaluar në epërsi Gjilani.
Dukagjini shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 20-të. Autor i golit ishte Mërgim Pefqeli.
Gjilani kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 38-të me golin që e realizoi Arbër Potoku.
Dienit Isufi në minutën e 54-t e barazoi rezultatin në 2:2 dhe ia siguroi një pikë skudrës nga Klina.
Për Gjilanin është barazimi i parë, pas dy fitoreve radhazi.
Ndërsa për Dukagjinin ishte barazimi i dytë. Ka edhe një fitore.