Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Deutschland sollte sich in Acht nehmen: Bayern-Akademiedirektor erwähnt Osman

Erblin Osmani

Shumë talente të futbollit zhvillohen në klube të mëdha të Gjermanisë, e më pas largohen në përfaqësuese të tjera. Kjo është tema për të cilën ka folur drejtori i Akademisë së Bayern Munichut, Jochen Suaer, të mërkurën. 

Sauer ka kritikuar Federatën e Futbollit të Gjermanisë se po bën pak në këtë drejtim. Ka shtuar se Gjermania po humb shumë talente që vlerësohen me të ardhme të ndritur. 

Ai në intervistëhn dhënë për “SPOX” e ka përmendur edhe talentin Erblin Osmani, që vendosi ta përfaqësojë Kosovën. 

Mesfushori 17-vjeçar debutoi në edicionin e kaluar në Bundesligë me ekipin e parë, ndërsa në këtë sezon për herën e parë luajti me ekipin e dytë të Bayernit. 

“Ka shumë probleme që duhet të adresohen. Ka shumë lojtarë të lindur në Gjermani, të cilët Jurgen Kloppi nuk mund t’i ftojë. Vetëm nga Bavaria: Kenan Yildiz, Can Uzun? Turqi. Josip Stanishiq? Kroaci. Paul Ëanner? Austri. Malik Tillman? SHBA. Dhe ka shumë lojtarë nga e gjithë Gjermania. Tani ka konkurrencë mes përfaqësueseve, e cila duhet të adresohet urgjentisht. Ne e shohim këtë nga afër, përmes numrit të ftesave që i pranojmë nga disa përfaqësuese për lojtarë individualë. Erblin Osmani, i cili u lind në Munih, aktualisht luan për Përfaqësuesen e Kosovës”, ka deklaruar Sauer të mërkurën. 
Osmani debutoi te Kosova në fitoren 1:0 ndaj Irlandës në ndeshjen e Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Ishte ndeshja e parë e Kosovës në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, ndërsa Osmani luajti nga minuta e 87-të. Osmani është debutuesi më i ri në moshë te Kosova me 17 vjet, 4 muaj e 5 ditë. 
Bayerni e vlerëson Osmanin talent të madh dhe nënshkroi me të kontratë afatgjatë. Osmani në të kaluarën i luajti shtatë ndeshje me U16 të Gjermanisë dhe dy të tjera me U17. 
Në kampusin e Bayernit, Osmani është prej vitit 2017. Në Bundesligë debutoi me 16 vjet, 10 muaj e dy ditë. Vetëm dy lojtarë kanë debutuar në moshë më të re te Bayerni.