Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

„Gazzetta dello Sport“ schreibt über Zhegrova

Edon Zhegrova

Mediumi i njohur italian “La Gazzetta dello Sport” të shtunën ka shkruar për futbollistët e Juventusit që kanë luajtur me përfaqësueset e tyre. 

Ka shkruar edhe për Edon Zhegrovën, që pati paraqitje pozitive në fitoren e Kosovës 1:0 ndaj Irlandës. Ndeshja i takoi Grupit B3 dhe ishte e para e edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. 

Gazeta italiane ka shkruar se Zhegrova te Kosova luajti titullar për herë të parë pas dy vjetësh. 

Ka paraqitur po ashtu edhe statistikat për Zhegrovën në ballafaqimin ndaj irlandezëve. 

“Momente të bukura, pesë dribilime të suksesshme nga nëntë tentime, dy harkime efektive nga pesë gjithsej”, ka shkruar ndër të tjera mediumi italian. 

Zhegrova ngadalë ka nisur ta fitojë ritmin në ndeshje edhe te skuadra e Juventusit. 

Me Juventusin i ka dy gola, ato në humbjen 3:2 nga Sassuolo javë më parë.