Galatasaray me shumë vështirësi e ka mposhtur Bashakshehirin në udhëtim me rezultatin 3:2.
Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi xhiros së katërt të Superligës së Turqisë.
Victor Osimhen i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 16-të.
Bashakshehiri shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 66-të me golin që e realizoi Eldor Shomurodov.
Pesë minuta më pas, Lucas Torreira, e kaloi sërish në epërsi 2:1 Galatasarayn në minutën e 71-të.
Vendësit e barazuan rezultatin në 2:2 fal autogolit të shënuar nga Davinson Sanchez në minutën e 76-të.
Ndërsa golin e fitores 3:2 për Galatën e realizoi Gabriel Sara në minutën e 90-të.
Galatasaray ka dhjetë pikë, kurse Bashakshehiri ka katër pikë.