Mediumet turke të mërkurën kanë raportuar se Galatasaray ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e grupmoshës U21 të Shqipërisë, Arda Kurtulan.
Kurtulan është futbollist i krahut të djathtë dhe është 23-vjeçar. Ai me U21 të Shqipërisë ka 12 paraqitje dhe dy gola të shënuar.
Kurtulan, i cili ka qenë edhe futbollist i Fenerbahçes e Adana Demirsporit, aktualisht luan te Goztepe.
Në këtë edicion ka kompletuar tri ndeshje.
Kurtulan ka paraqitje edhe me U19 dhe U21 të Maqedonisë së Veriut.
Për transferimin e Kurtulanit tani ka mbetur vetëm edhe marrëveshja mes klubeve. Skuadra nga Izmiri për Kurtulanin kërkon 10 milionë euro.
Në rast të transferimit, Kurtulani mund të përfshihet në ekipin e Galatasarayt për Ligën e Kampionëve.
Galatasaray e synon titullin e pestë rresht në Turqi.