Pas barazimit në xhiron e parë, Galatasaray, e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Superligën e Turqisë.
Galata të premten mbrëma në kuadër të xhiros së dytë e mposhti Erzurumsporin në udhëtim me rezultatin e thellë 4:0.
Tre gola u shënuan në pjesën e parë, kurse një në pjesën e dytë.
Roland Sallai e hapi serinë e golave në minutën e 12-të.
Golin e dytë e realizoi Yunus Akgun në minutën e 20-të.
Victor Osimhen shënoi për 3:0 në minutën e 45-të.
ebenfalls
Galatasaray gewinnt hitziges Derby und rückt dem Titel näher.
Osimhen e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 79-të.
Për Erzurumsporin ishte disfata e dytë radhazi, pasi që edhe në xhiron e parë u mposht nga Amedspori.