Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Debüt des albanischen Fußballers in der deutschen Nationalmannschaft verschoben

Brian Gruda

Brajan Gruda u zëvendësua pas vetëm 26 minutave lojë në ndeshjen e Leipzigut ndaj Bayer Leverkusenit në fundjavë. Dhe ishte e paqartë nëse do të jetë gati për ndeshjet e Gjermanisë.

Tashmë është bërë e qartë që futbollisti shqiptar nuk do të jetë gati dhe kështu debutimi i tij te Gjermania A do të shtyhet.

22-vjeçari ka lëndim në muskujt e barkut dhe nuk do të bashkohet fare me Gjermaninë. Ai do të ketë gati tri javë për rikuperim, që të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Leipzigut. Por lëndimi ia ka humbur një mundësi të madhe.

Është pritur që lojtari ofanziv të debutojë ndaj Serbisë më 1 tetor. Ai ishte i ftuar edhe për ndeshjen ndaj Greqisë, që zhvillohet më 4 tetor. 

Selektori i ri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka publikuar dy lista. E para, e vlefshme për ndeshjen e së enjtes ndaj Holandës dhe atë të së dielës ndaj Gjermanisë, dhe e dyta për dy ndeshjet pasuese.