Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Frokaj feiert sein erstes Saisontor.

Frokaj

Mesfushori 21-vjeçar i St. Gallenit, Leon Frokaj, i është gëzuar golit të parë të sezonit, por nuk e ka ndihmuar skuadrën e tij ta shmangë humbjen. 

St. Galleni të dielën humbi në shtëpi nga kampioni në fuqi, Thuni, në xhiron e pestë të Superligës së Zvicrës. 

Frokaj shënoi për 2:1 në minutën e 48-të. Ai hyri në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë, dhe shënoi pas vetëm dy minutash. 

Dorian Derbaci mbeti në bankën rezervë te Thuni që ka gjashtë pikë në katër ndeshje. St. Galleni e ka një më shumë.