Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Real Madrids deutlicher Sieg gegen Malaga

Jude Bellingham - Real Madrid

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas. 

Reali të dielën pasdite në shtëpi e mposhti Malagan me rezultatin 4:0. 

“Los Blancos” tre gola i shënuan në pjesën e parë, kurse një në pjesën e dytë. 

Jude Bellingham e hapi serinë e golave në minutën e 19-të.  Shtatë minuta më pas, Alfonso Herrero, shënoi autogol për 2:0. 

Realizatori i golit të tretë ishte Kylian Mbappe në minutën e 30-të.  Golin e fundit e shënoi Arda Guler në minutën e 91-të. 

Për Realin ishte fitorja e tretë radhazi. 

Ndërkohë për Malagan ishte disfata e dytë. Ka edhe një barazim.