Pas tri humbjeve rresht, dy në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve, Napoli të dielën ka shënuar fitore minimale, 1:0, kundër Bolognas.
Ndeshja Napoli – Bologna i takoi xhiros së katërt të Serie A italiane.
Napoli fitoi me gol të Stanislav Lobotkas në minutën e 66-të.
Te Napoli ndër lojtarët me notën më të lart në fushë ishte mbrojtësi Amir Rrahmani.
Për Napolin është fitorja e dytë nga katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin elitar të Italisë.