Plot pesë gola u shënuan në pjesën e dytë në derbin ndaj Interit dhe Napolit. Interi të shtunën mbrëma shënoi fitore dramatike ndaj Napolit me përmbysje të rezultatit 3:2.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Serie A.
Matteo Politano e kaloi në epërsi Napolin në minutën e 50-të.
Tre minuta më pas, Rasmus Hojlund, i dyfishoi shifrat.
Interi e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 56-të me golin që e realizoi Lautaro Martinez.
Rezultatin në 2:2 e barazoi Marcus Thuram në minutën e 82-të.
Ishte kapiteni Martinez që e shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 91-të.
Te Napoli ndeshjen e kompletoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Për “Nerazurrët” është fitorja e tretë radhazi.
Ndërkohë për napolitanët ishte disfata e dytë radhazi. Ka edhe një fitore.