Christopher Nkunku shënoi tri gola ndërsa Ezechiel Banzuzi, Antonio Nusa dhe Tidiam Gomis e shtuan nga një tjetër për fitoren e thellë të Leipzigut 6:0 ndaj Eintracht Frankfurtit.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së pestë të Bundesligës gjermane.
Katër gola Leipzigu i shënoi në pjesën e parë e dy në të dytën për fitoren bindëse.
Brajan Gruda nuk ishte plotësisht i gatshëm për lojë dhe nuk luajti te Leipzigu.
Leipzigu i ka nëntë pikë në pozitën e pestë.
Frankfurti mbetet me pesë pikë.