Carlos Espi u inkuadrua në fushë në minutën e 87-të, ndërsa shënoi golin e fitores 3:2 të Real Madridit ndaj skuadrës së fundit të La Ligas, Elches.
Espi e shënoi golin e fitores për Realin në minutën e 91-të.
Ndeshja e xhiros së gjashtë e La Ligas u zhvillua të martën mbrëma.
Gjiganti spanjoll e mbylli me epërsi 2:0 pjesën e parë falë autogolit të Matias Dituros në minutën e 25-të dhe golit të Kylian Mbapes në minutën e 33-të.
Por vendësit shënuan dy gola në pjesën e dytë dhe ishin afër të fitonin një pikë kundër Realit.
Golat për vendësit i shënuan Abiel Osario në minutën e 71-të dhe Fer Nino në minutën e 83-të.
Reali ka 15 pikë nga gjashtë ndeshje, kurse Elche është e fundit me dy pikë.