Trajneri Antonio Conte e ka dritën e gjelbër për ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, që pritet ta largojë Michael Carrickun pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni.
Italiani Conte ka pasur suksese në të kaluarën në Premier League. Me sukses e udhëhoqi Chelsean.
Megjithatë, ai ka dy kërkesa, shkruan GOAL të premten. Kërkesa e parë është që ta ketë autoritetin e plotë në strategjinë e transferimeve në klub, dhe kërkesa e dytë është që ta emërojë vetë stafin ndihmës të trajnerëve.
Për udhëheqjen e Unitedit është përmendur edhe trajneri gjerman, Julian Nagelsmann.
Carricku me Unitedin në 11 ndeshjet e para të edicionit i ka vetëm dy fitore. Conte me Chelsean e fitoi Premier Leaguen dhe Kupën e FA, në edicionet 2016/17, përkatësisht 2017/18. Ai në Angli ka punuar edhe te Tottenhami.