Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Die Verantwortlichen von Como überlassen Stadionplätze alten Fans

Mirwan Suwarso

Presidenti i Comos, Mirwan Suwarso, dhe drejtues të tjerë të klubit kanë vendosur të japin biletat e tyre për debutimin e klubit në Ligën e Kampionëve, për të lejuar tifozët e moshuar të jenë në stadium.

Klubi italian e pret Leipzigun të enjten, pasi u kualifikua për Champions për herë të parë në historinë 119-vjeçare.

Kërkesa për bileta për debutimin historik evropian të Comos ka tejkaluar shumëfish ofertën.

Stadiumi “Giuseppe Sinigaglia” ka kapacitet prej vetëm 12 mijë vendeve. Numri u zvogëlua për 1000 vende për shkak të kërkesave të transmetimit dhe operacioneve të UEFA-s.

Pasi u shitën të gjitha biletat, afaristi nga Indonezia, Suwarso, ka njoftuar se ai dhe drejtues të tjerë të klubit planifikojnë të lëshojnë vendet e tyre për tifozët e moshuar.

“Me kapacitetin e reduktuar dhe numrin e kufizuar të biletave në dispozicion, për fat të keq nuk mund t’i akomodojmë të gjithë ata që donin të ishin në stadium. Megjithatë, unë dhe disa drejtues të klubit kemi vendosur të heqim dorë nga vendet tona për këtë ndeshje. Duam që këto vende t’iu ndahen tifozëve që kanë pritur më gjatë, përkatësisht tifozëve të lindur në vitin 1950 apo më herët, të cilët kanë ndjekur Comon në çdo kategori dhe në çdo epokë. Do të jemi të nderuar të heqim dorë nga vendi ynë për ta”, ka shkruar Suwarso.