Drejtori sportiv i Vaduzit, Franz Burgmeier, ka zbuluar detaje nga marrëveshja për huazimin e Lutfi Dalipit nga Young Boysi.
Dalipi po tërheq vëmendjen me paraqitjet në fanellën e Vaduzit, ndërsa prapa transferimit të tij qëndron një interesim i gjatë i klubit nga Lihtenshtajni.
Burgmeier ka bërë të ditur se klubi e kishte përcjellë mesfushorin ofensiv për rreth dy vjet, përpara se ta siguronte huazimin e tij nga Young Boysi për edicionin 2026/27.
Dalipi po shkëlqen këtë edicion.
Në 13 ndeshjet në të gjitha garat, ka realizuar pesë gola dhe ka regjistruar nëntë asistime, duke u shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Vaduzit.
Sipas “Blick”, klube nga Bundesliga, Serie A dhe Austria janë duke e përcjellë nga afër futbollistin 20-vjeçar.
Dalipi është produkt i akademisë së Young Boysit, ndërsa para kalimit te Vaduzi luajti në formë huazimi te Wili në kategorinë e dytë zvicerane.
20-vjeçari në të ardhmen mund të luajë për Kosovën, Shqipërinë ose Portugalinë.
Ai është i lindur në Zvicër, kurse nënën e ka nga Portugalia.
Dalipi ka paraqitje me Zvicrën U18, U20 dhe U21.