Federico Dimarco nuk do të jetë në dispozicion të Përfaqësueses së Italisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Mbrojtësi i Interit nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi me klubin e tij.
Pas vlerësimeve, stafi mjekësor i Italisë ka vendosur që Dimarco të mos vazhdojë me ekipin.
Në vend të tij në grumbullim është ftuar Matteo Ruggeri i Aston Villas.
“Pas testeve mjekësore të kryera në Coverciano, mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga një problem fizik, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të kombëtares”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Italisë.
Italia është në Grupin 1 së bashku me Turqinë, Italinë dhe Belgjikën.