Cristiano Ronaldo përjetoi diçka të pazakontë të dielën mbrëma në stadiumin e Oslos.
Superylli i futbollit mbeti në stol në fitoren 2:1 të Portugalisë kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve.
Ishte e rrallë për Ronaldon.
Herën e fundit që Ronaldo mbeti në stol pa luajtur asnjë minutë, ishte në vitin 2008 kundër Zvicrës.
Portugalia e kishte humbur në Basel ndeshjen nga Zvicra, 2:0, në “Euro 2008” të mbajtur në Austri dhe Zvicër.
Golat për Portugalinë në fitoren 2:1 ndaj Norvegjisë i shënuan Joao Felix dhe Gonçalo Ramos.
Golin e vetëm për norvegjezët e realizoi Erling Haaland.