Danimarka e ka arritur fitoren e parë në Grupin A4 të Ligës së Kombeve. Danezët të dielën mposhtën Uellsin me rezultat bindës, 2:0.
Ishte fitorja e parë pas humbjes në ndeshjen e parë nga Norvegjia 3:2. Dy golat e fitores, Danimarka i shënoi në pjesën e dytë.
Në epërsi 1:0 kaloi me autogolin e Ben Davies në minutën e 53-të. Gustav Isaksen e shënoi Gustav Isaksen në minutën e 66-të.
Më 1 tetor Danimarka e pret Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Më 4 tetor luan sërish ndaj Uellsit në udhëtim.