Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Daniel Maldini wurde negativ auf Drogen getestet.

Daniel Maldini

Daniel Maldini ka dalë negativ në testet për përdorim të drogës, pas aksidentit me veturë që e pati në Milano më 13 shtator.

Sulmuesi i Cagliarit u përfshi në një përplasje me një veturë tjetër, ndërsa nga aksidenti gjashtë persona pësuan lëndime të lehta.

Analizat nuk kanë zbuluar praninë e substancave narkotike. 

Kështu, Maldini është liruar nga dyshimet për drejtim të automjetit nën ndikimin e drogës.

 “Gjetjet konfirmojnë atë që Danieli ka pohuar gjithmonë, domethënë se ai nuk ka përdorur kurrë drogë. E vetmja akuzë e mbetur është drejtimi i makinës në gjendje të dehur”, ka thënë avokati i Maldinit, Danilo Buongiorno, shkruan të hënën “Reuters”.