Dy javë pasi u transferua nga Rubin Kazani te Spartak Moska, Mirlind Daku është kthyer në stadiumin ku luajti për disa vjet.
Të mërkurën mbrëma Rubin Kazani fitoi në penallti ndaj Spartak Moskës, në ndeshjen për Kupë të Rusisë. Ndeshja i takoi fazës grupore.
Koha e rregullt përfundoi 1:1, kurse në penallti Rubin Kazani fitoi 5:3.
Daku luajti prej minutës së 76-të, ndërsa realizoi njërën prej penalltive të Spartakut.
Veldin Hoxha startoi te Rubini, ndërsa u zëvendësua nga Nazmi Gripshi në minutën e 68-të.
Ähnliche Artikel