Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

City gewinnt dank Toren von Haaland und Cherki.

Rayan Cherki

Erling Haaland dhe Rayan Cherki kanë shënuar nga dy gola në fitoren 4:1 të Manchester Cityt ndaj Crystal Palacet në udhëtim. 

Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi javës së dytë të Premier Leagues. 

Norvegjezi Haaland e shënoi golin e parë dhe të katërt, kurse francezi Cherki e realizoi golin e dytë dhe të tretë. 

Mesfushori maroken, Ayyoub Bouaddi, debutoi me fitore te City. 

City në xhiron e parë e mposhti Bournemouthin me rezultatin 2:1. 

Ndërkohë për Palacen ishte disfata e dytë radhazi pasi që edhe në xhiron e parë u mposht nga Evertoni.