Chelsea e ka mbajtur portën e paprekur për herën e parë në këtë edicion të Premier Leagues dhe ka fituar në udhëtim tek Evertoni.
Ndeshjen e xhiros së shtatë të elitës së futbollit anglez, Chelsea e fitoi me rezultatin 2:0.
Pedro Neto i shënoi të dyja golat e fitores në pjesën e dytë. Ai realizoi fillimisht në minutën e 46-të e më pas edhe në minutën e 90-të.
Për Evertonin ishte disfata e parë në këtë sezon të Premier Leagues.
Te Chelsea lëndim të rëndë pësoi portieri argjentinas, Emiliano Martinez. Ai u largua nga fusha me barelë pas përplasjes që e pati me një futbollist të Evertonit.
Chelsea ka 13 pikë, tri më shumë se Evertoni.