Casemiro ka debutuar për Inter Miamin të shtunën pas mesnate.
Dhe ka shkëlqyer që në ndeshjen e parë, në fitoren 1:0 ndaj Montrealit.
Mesfushori brazilian kaloi te klubi i David Beckhamit ditë më parë, pasi u largua nga Manchester Unitedi.
Casemiro ishte efektiv në qendër të mesfushës, ku fitoi shumë topa ndërsa pati edhe pasime shumë të sakta.
Inter Miami luajti pa Lionel Messin që është duke pushuar pas Botërorit.
Inter Miami fitoi 1:0 me gol të Luis Suarezit në minutën e 81-të. Ndeshja i takoi ligës amerikane MLS.
Ähnliche Artikel