Bruno Fernandes do ta mbajë shiritin e kapitenit te Përfaqësuesja e Portugalisë në mungesë të Cristiano Ronaldos.
Federata e Futbollist e Portugalisë ka ndryshuar njoftimin fillestar, duke konfirmuar se Fernandes do ta udhëheqë përfaqësuesen portugeze e jo Ruben Dias.
Fernandes do të marrë kështu përgjegjësinë për të udhëhequr Portugalinë në fushë.
Fillimisht ishte bërë e ditur se shiriti do t’i besohej Ruben Diasit të Manchester Cityt, por së fundi është vendosur që Fernandes të jetë kapiten.
Fernandes tani do të jetë kapiten i Portugalisë dhe i Manchester Unitedit.
Ylli i Al-Nassrit, Ronaldo, vendosi për t’u larguar nga grumbullimi i Portugalisë pas një përplasje që kishte me selektorin Jorge Jesus.