Beshiktashi e ka mposhtur Erzurumsporin ku paraqitet mbrojtësi kosovar, Amar Gërxhaliu, me rezultatin bindës 3:0.
Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi xhiros së pestë të Superligës së Turqisë.
Emirhan Topçu e hapi serinë e golave në minutën e 21-të.
Gjashtë minuta më pas, Leandro Trossard, e realizoi golin e dytë.
Yakup Kirtay shënoi autogol në minutën e 81-të për rezultatin përfundimtar 3:0.
Gërxhaliu e kompletoi ndeshjen tek Erzurumspori.
Ndërsa te Beshiktashi mungoi sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Beshiktashi ka 12 pikë në vendin e parë. Erzurumspori renditet në pozitën e 15-të me katër pikë.