Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Bayern gewinnt 7:0, Kane stellt Rekord auf

Bayern gewinnt 7:0, Kane stellt Rekord auf

Bayern Muncheni ka shënuar fitore shumë të thellë të premten mbrëma në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Bundesligës gjermane.

Bayerni e mposhti në shtëpi Union Berlinin me rezultatin 7:0.

Në fitoren e Bayernit, rekord të ri ka vendosur sulmuesi anglez, Harry Kane.

Kane ka tejkaluar shifrën e 100 golave në elitën e futbollit gjerman.

Kane e ka arritur këtë shifër pas vetëm 98 paraqitjesh në Bundesligë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 129 ndeshjesh, të vendosur nga Dieter Muller.

Qendërsulmuesi Kane realizoi dy gola, Michael Olise shënoi “hat-trick”, ndërsa nga një gol realizuan Jamal Musiala dhe Ismael Saibari, në fitoren e bavarezëve.

Bayerni ka dhjetë pikë, kurse Union Berlini ka një.