---
description: Bayern Muncheni ia ka zgjatur kontratën trajnerit Vincent Kompanyt deri më 30 qershor të vitit 2029. 39-vjeçari Kompany e udhëhoqi Bayernin edicionin e kaluar d
title: Bayerni e vazhdoi kontratën me Kompanyn
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/21/8c3f399a-f29c-4db2-bfec-687dc429005d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Bayerni e vazhdoi kontratën me Kompanyn

![Vincent Kompanyt](https://resources.koha.net/images/2025/October/21/8c3f399a-f29c-4db2-bfec-687dc429005d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 tetor 2025 14:47
- Shpërndaje në:

- 21 tetor 2025 14:47
- Shpërndaje në:

Bayern Muncheni ia ka zgjatur kontratën trajnerit Vincent Kompanyt deri më 30 qershor të vitit 2029.   
39-vjeçari Kompany e udhëhoqi Bayernin edicionin e kaluar drejt titullit të kampionit në Bundesligë. Ai me Bayernin e fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë. 

Belgu Kompany deri më tani e ka drejtuar Bayernin në 67 ndeshje. Ka 49 fitore, nëntë barazime dhe nëntë humbje. 

“Jam mirënjohës, i nderuar dhe dua të falënderoj Bayernin për besimin dhe mjedisin e punës që më ka ofruar që nga dita e parë. Ndihem sikur kam qenë këtu për një kohë shumë më të gjatë dhe se e njoh mirë klubin. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer deri më tani. Kemi filluar një udhëtim të mrekullueshëm. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të festojmë shumë më tepër suksese”, u shpreh ish-mbrojtësi i njohur i Manchester Cityt për faqen zyrtare të klubit bavarez. 

Lajmit për vazhdimin e kontratës iu gëzua edhe presidenti i Bayernit, Herbert Hainer.

“Vincenti gëzon respekt të madh nga lojtarët, menaxhmenti i klubit dhe tifozët. Jemi të lumtur për vazhdimin e hershëm të bashkëpunimit tonë”, ka thënë Hainer. 

[#Bayern Munich](https://www.koha.net/tag/bayern-munich) [#Vincent Kompany](https://www.koha.net/tag/vincent-kompany) [#kontrata](https://www.koha.net/tag/kontrata)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kane vazhdon kontratën me Bayernin](https://resources.koha.net/images/2026/November/05/e411b86a-6b74-4905-8e3b-5f5c9a726f8a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 nën 2026 Kane vazhdon kontratën me Bayernin](https://www.koha.net/futboll/kane-vazhdon-kontraten-me-bayernin)
- [![Lajme pozitive për trajnerin e Bayernit](https://resources.koha.net/images/2026/October/27/42a57947-8ecf-46ba-b5bc-a4147ec20d25.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 tet 2026 Lajme pozitive për trajnerin e Bayernit](https://www.koha.net/futboll/lajme-pozitive-per-trajnerin-e-bayernit)
- [![Kompany dërgohet me emergjencë në spital](https://resources.koha.net/images/2026/October/23/6b4ee1ff-9922-4c14-9da3-512022617649.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 tet 2026 Kompany dërgohet me emergjencë në spital](https://www.koha.net/futboll/kompany-dergohet-me-emergjence-ne-spital)
- [![Bayerni pa Kompanyn në stol, por me synim për fitore në Paris](https://resources.koha.net/images/2026/April/27/3c45e96f-8dee-4ac5-b430-305c11c40a38.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 pri 2026 Bayerni pa Kompanyn në stol, por me synim për fitore në Paris](https://www.koha.net/futboll/bayerni-pa-kompanyn-ne-stol-por-me-synim-per-fitore-ne-paris)
- [![Kompany, nga trajner i nënvlerësuar, në gjysmëfinale të Championsit](https://resources.koha.net/images/2026/April/16/d28d359e-041e-44d1-b46b-b87491da8201.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 16 pri 2026 Kompany, nga trajner i nënvlerësuar, në gjysmëfinale të Championsit](https://www.koha.net/futboll/kompany-nga-trajner-i-nenvleresuar-ne-gjysmefinale-te-championsit)

[Arbëri.]() [Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-kryesisht-i-vranet-dhe-me-riga-shiu)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Bayerni e vazhdoi kontratën me Kompanyn","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/bayerni-e-vazhdoi-kontraten-me-kompanyn","datePublished":"2025-10-21T14:47:42+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:10:03+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":207,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Bayern Muncheni ia ka zgjatur kontratën trajnerit Vincent Kompanyt deri më 30 qershor të vitit 2029. 39-vjeçari Kompany e udhëhoqi Bayernin edicionin e kaluar d","url":"https://www.koha.net/futboll/bayerni-e-vazhdoi-kontraten-me-kompanyn","keywords":"Bayern Munich, Vincent Kompany, kontrata","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/21/8c3f399a-f29c-4db2-bfec-687dc429005d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
