Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Batatina beschwert sich über die Überweisung, zieht aber seinen Rücktritt nicht in Betracht.

Tahir Batatin

Gjashtë humbje nga shtatë ndeshje për Llapin. Por trajneri Tahir Batatina nuk e shqyrton largimin. Ai thotë se Llapi do t’u kthehet rezultateve pozitive.

“Unë kam katër trofe me Llapin. E mbaj që 14 vite në Superligë dhe nuk më është trembur syri asnjëherë. Nëse nuk gaboj, të gjithë përveç Prishtinës, klubet tjera kanë lëvizur edhe në Ligën e Parë dhe janë kthyer. Po flas nga viti 2013 ku unë kam fituar katër trofe”, ka thënë Batatina pas humbjes 4:0 nga Drenica.

Batatina është ankuar në ndarje të drejtësisë. Ka ftuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi, të bisedoj me gjyqtarët.

Batatina ka theksuar se Llapi u është larguar objektivave, por ai thekson se nuk do të dorëzohen deri në fund të edicionit 2026/2027.

“Mendoj se nuk jemi drejt objektivave. Kemi bëre gabime dhe do të na kushtojnë. Por kampionati është i gjatë dhe nuk duhet të dorëzohemi. Ndoshta do të na ndihmojë pushimi ndërkombëtar”, është shprehur Batatina. 

Ai po ashtu ka komentuar ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndaj Drenicës.

“Nuk më përket mua të flas. Por sot nuk ishte niveli i referimit çfarë duhej të ishte. Besoj se do të merren organet me gjyqtarët. Nëse fillojnë ankesat nga xhiroja e pestë, atëherë mendoj se presidenti Ademi  duhet të bisedoj dhe t’i pyes se a janë te qëllimta apo jo gabimet. Disa ndërhyrje në pjesën e parë nuk kanë pasur të bëjnë me ndërhyrje. Ne duhet të bëjmë maksimumin dhe këtë pushim ndërkombëtar, ku besoj se do të na ndihmoj për të ardhur deri te rezultatet pozitive. Besoj se kemi potencial për t’u rikthyer si skuadër”, ka thënë Batatina.