Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Avdyli glaubt an die Stärke des Kosovo

Milot Avdyli

Milot Avdyli është njëri prej tre lojtarëve që i bashkohen për herë të parë Kosovës A. Ai është i lumtur që fitoi rastin të përfshihet në grumbullimin e Kosovës për katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Avdyli ka qenë kapiten i Shpresave të Kosovës.

“Kam qenë në të gjitha gjeneratat dhe është një ndiejnë e papërshkruar të luajë për kombëtaren A. Shpresoj ta tregoj veten dhe të kemi katër ndeshje të mira”, ka thënë Avdyli.

Avdyli është pjesë e Celjes së Sllovenisë. Te skuadra sllovene është prej më të mirëve.

“Pritja ka qenë mjaft e mirë. Disa i kamë njohur nga e kaluara. Pritja ka qenë e mirë për mua dhe për dy lojtarët tjerë. Jemi shumë të lumtur”, është shprehur ai.

Krahas Avdylit, për herë të parë të Kosova janë edhe talenti 17-vjeçar i Bayernit, Erblin Osmani dhe ish-futbollisti i gjeneratave të reja të Zvicrës, Dion Kaçuri. Osmani më herët ka luajtur për grupmoshat e reja të Gjermanisë.

“Besoj se do të kemi rezultate pozitive marrë parasysh ekipin që kemi. Kemi lojtarë të rinj dhe me eksperiencë që mund ta bëjnë dallimin. Shpresoj t’i fitojmë ndeshjet”, thotë Avdyli.