Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Avdullahu steht im Kader für das Spiel gegen Israel

Leon Avdullahu

Përgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka dorëzuar listën në UEFA për ndeshjen ndaj Izraelit.

Në listë figuron emri i liderit të mesfushës, Leon Avdullahu. 

Avdullahu u rikthye në grumbullim një ditë pasi ishte liruar përkohësisht për arsye familjare.

Portieri Arijanet Muriq është në dyshim shkaku lëndimit të pësuar ndaj Austrisë.

Lindon Emërllahun, Meriton Korenicën dhe Muharrem Jashari kanë mbetur jashtë ekipit.

Ndeshja Izrael - Kosovë luhet sonte nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Do të jetë ndeshja e tretë e edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë ndaj Irlandes, Kosova e fitoi 1:0 me gol të Vedat Muriqit. Të dielën në Vjenë humbi nga Austria me rezultat 3:1, ndërsa sonte synon fitoren e dytë.

Am 4. Oktober empfängt die Katalanen Österreich in Pristina.