Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, ishte i shkurtër në përgjigjet që dha pas barazimit 1:1 me Austrinë.
Ai vlerësoi se Kosova i humbi dy pikë të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Besoj se i humbëm dy pikë në këtë ndeshje. Por, sonte treguam se çfarë mund të bëjmë”, tha Avdullahu që paraqitet te Hoffenheimi.