Arijon Ibrahimoviqi u paraqit deri në minutën e 58-të për Augsburgun që të shtunën pasdite barazoi 2:2 në shtëpi me Bayer Leverkusenin.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Bundesligës gjermane.
Për Augsburgun është barazimi i parë, krahas dy fitoreve.
Ndërkohë edhe për Leverkusenin ishte barazimi i parë. Ka edhe një fitore dhe një humbje.
Dy golat për Augsburgun i realizoi Michael Gregoritsch.
Ndërsa golat për Leverkusenin i realizuan Christian Kofane dhe Patrik Schick.
Ndërkohë, të shtunën në elitën e futbollit gjerman, fitore shënuan Freiburgu ndaj Borussia Monchengladbachut dhe Eintracht Frankfurti ndaj Mainzit.