Atletico Madridi e ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Cristian Romero, i cili është transferuar nga Tottenhami.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 2022 dhe finalisti i Botërorit të këtij viti, 28-vjeçari Romero, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031.
Ai pati sukses edhe me Tottenhamin në vitin e kaluar, duke e fituar Ligën e Evropës, por largohet në drejtim të Madridit pas pesë edicioneve në Londër.
Transferimi i Romeros është kompletuar për 40 milionë euro.
Romero ka luajtur edhe në Club Atletico Belgrano, Genoa dhe Atalanta.
Në edicionin 2020/21, Romero u shpall mbrojtësi më i mirë i Serie A.