Atletico Madridi me shumë vështirësi të shtunën i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që i takoi xhiros së nëntë të La Ligas.
Atletico e mposhti Espanyolin në udhëtim me rezultatin 1:0, me gol të minutave të fundit.
Sulmuesi spanjoll, Alex Baena, me asistim të Julian Alvarezit në minutën e 89-të e realizoi golin e fitores për mysafirët.
Për Atleticon është fitorja e shtatë krahas, një barazimi dhe një humbjeje. Renditet në pozitën e dytë me 22 pikë.
Ndërkohë Espanyoli numëron dy fitore, dy barazime dhe pesë disfata. Është në mesin e tabelës me tetë pikë.