Fisnik Asllani e Leon Avdullahu kanë luajtur në fitoren e rëndësishme të Hoffenheimit në Bundesligë të Gjermanisë.
Hoffenheimi fitoi si mysafir të dielën ndaj Borussia Moenchengladbachut 2:1.
Asllani luajti deri në minutnë e 69-të, ndërsa Avdullahu e kompletoi takimin e e javës së gjashtë të elitës së futbollit gjerman.
Ishte fitorja e parë pas dy humbjeve rresht.
Asllani e Avdullahu u ndëshkuan me karton të verdhë. Asllani në fund të pjesës së parë, kurse Avdullahu në fund ta takimit.
Me fitore, Hoffenheimi ka dalë nga zona e rënies. Është ngritur në pozitën e 14-të me gjashtë pikë.
Gladbachu mbetet në vendin e fundit pa pikë.