Asistimi i Admir Latifit nuk i ka mjaftuar skuadrës së Osijekut.
Osijeku u mposht të shtunën mbrëma në udhëtim nga Rijeka me rezultatin 4:1.
Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të elitës së futbollit kroat.
Latifi asistoi në golin e vetëm të Osijekut që e realizoi Armando Leon në minutën e 15-të.
Për sulmuesin Latifi ishte asistimi i parë i edicionit.
19-vjeçari e kompletoi ndeshjen te Osijeku.