Mesfushori i talentuar, Lutfi Dalipi, asistoi në golin e vetëm që e shënoi Vaduzi me sulmuesin Marcel Monsberger në minutën e 73-të.
Por asistimi i Dalipit nuk i mjaftoi Vaduzit që u mposht në shtëpi nga kampioni Thuni me rezultatin 2:1.
Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Zvicrës.
Për 20-vjeçarin ishte asistimi i tetë këtë edicion. Ka edhe katër gola të shënuar në të gjitha garat.
Dalipi e Denis Simani e kompletuan ndeshjen te Vaduzi.
Dalipi së fundi u ftua nga Përfaqësuesja U21 e Zvicrës.