Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Amir Rrahmani im Gespräch mit „Sky Sports“

Amir Rrahmani

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur për “Sky Sports Italia” pas fitores 1:0 ndaj Bolognas, të dielën mbrëma.

Kosovari e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej lojtarëve më të vlerësuar.

“Jemi përmirësuar në pjesën e dytë, por në të parën është dashur t’i menaxhojmë më mirë disa topa. Ishim tepër të nxituar dhe kemi lejuar shumë kundërsulme. Ky ishte problemi në fillim të ndeshjes”, ka thënë Rrahmani.

Ai është pyetur nëse trajneri i ka kërkuar të bëjë diçka tjetër në mbrojtje.

“Varet nga kundërshtari dhe presioni. Nëse ka shumë krosime, gjithçka mund të ndodhë pasi të gjithë jemi shumë afër dhe është më vështirë të mbrohemi. Nëse bëjmë presion lartë, çdo gjë është më e lehtë. Varet se si e fillojmë ndeshjen dhe nga kundërshtari, ka shumë faktorë”, ka shtuar 32-vjeçari.
Napoli po luan me dy lojtarë para mbrojtjes. Sipas Rrahmanit kjo po i ndihmon shumë skuadrës.